Është arrestuar një burrë pasi i njëjti dyshohet të ketë sulmuar me thikë një tjetër burrë kosovar.
Siç njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ngjarja ka ndodhur në Prizren, në orët e hershme të së enjtes.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.