Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e re me Frontex për kontrollin e kufijve

Këshilli Evropian ka nënshkruar një marrëveshje të re me Shqipërinë për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex). Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për Bashkimin Evropian dhe Shqipërinë dhe ka për qëllim adresimin e sfidave të lidhura me migracionin, krimin ndërkufitar dhe menaxhimin e kufijve

Këshilli Evropian ka nënshkruar një marrëveshjeje të re me Shqipërinë për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex). Marrëveshja do të lejojë organizimin e operacioneve të përbashkëta dhe vendosjen e ekipeve të menaxhimit të kufirit të Frontex në Shqipëri.

“Krimi ndërkufitar dhe menaxhimi i imigracionit janë sfida të rëndësishme si për vendet e BE-së, ashtu edhe për fqinjët tanë më të afërt.

Falë marrëveshjes, Frontex do të jetë në gjendje të ndihmojë Shqipërinë në menaxhimin e flukseve migratore, luftimin e imigracionit të paligjshëm dhe trajtimin e krimit ndërkufitar”, deklaroi Fernando Grande-Marlaska Gómez, ministri i Brendshëm spanjoll, shkruan Euronews.

Kjo marrëveshje do të zëvendësojë marrëveshjen aktuale ndërmjet Shqipërisë dhe Frontex, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2019.

Më 18 nëntor 2022, Shqipëria mori zyrtarisht dritën jeshile për zgjerimin e bashkëpunimit me Frontex.

Lajmin e ka bërë të ditur asokohe ministri i Brendshëm i Republikës Çeke, Vit Rakusan, duke theksuar se pjesë e autorizimit do të jenë edhe Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia.

Kjo për t’u përballur me sfidat e fundit të migracionit në Ballkanit Perëndimor dhe rrugët ballkanike të kalimit të emigrantëve të jashtëligjshëm.

Në bazë të vendimit,do të ketë edhe zbarkim të vetë stafit të Frontex-it në rajon, për të pikasur dhe bllokuar më pas rrugët e kalimit të jashtëligjshëm të emigrantëve, të cilët vijnë kryesisht nga vendet aziatike.

Kjo gjë pritet të ndikojë edhe në shtimin e sigurisë së vetë kufijve të Bashkimit Evropian, duke parë vit pas viti krizat migratore me të cilat unioni është përballur.

Gjithashtu, aksione të përbashkëta do të kryhen edhe për të evidentuar dhe arrestuar trafikantët e emigrantëve, qoftë në formën e grupeve të strukturuara, apo edhe individëve.

Në mandatin e shkuar të Frontex ka pasur gjithashtu marrëveshje të vendosura me Shqipërinë, por ato lejonin agjencinë të zhvillonte vetëm operacione të përbashkëta dhe të dërgonin ekipet e tyre vetëm në vendet, të cilat janë kufitare me një shtet nga Bashkimi Evropian.

Ndërsa, me përditësimin e marrëveshjes së re, katër vendeve ballkanike nënshkruese do të mund t’i jepet edhe asistencë në kontrollin direkt të fluksit migrator apo kryerjen e operacioneve të mëdha kundër kalimit të jashtëligjshëm kufitar në kuadër të mbrojtjes së territorit.

Falë ujdisë së re, stafi i Frontex do të ketë mundësi edhe të ushtrojë funksione ekzekutive, si për shembull të zhvillojë kontrolle në pikat kufitare apo të kryejë identifikimin biometrik të personave, të cilët kalojnë pikat kufitare të këtyre vendeve.

Në të shkuarën, një sërë operacionesh të suksesshme janë zhvilluar mes agjencisë evropiane dhe Shqipërisë, ku janë kapur individë apo grupe të strukturuara, të cilët zhvillonin aktivitet të jashtëligjshëm me kalimin e palejuar të kufirit të shtetasve të huaj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika