Rumania me plan për pranimin e më shumë drithërave nga Ukraina

Qeveria e Rumanisë do të miratojë një plan për të përmirësuar infrastrukturën rrugore që çon për në portin e Konstantës në Detin e Zi.

Ky projekt është pjesë e një investimi më të gjerë në port që mund të ndihmojë që më shumë drithëra ukrainas ta kalojnë transit.

Konstanta është rruga më e madhe alternative për eksportet e Ukrainës, teksa drithërat arrijnë përmes transportit rrugor, hekurudhor apo përmes lumit Danub.

Ukraina është një prej eksportuesve më të mëdha të drithërave në botë dhe zyrtarët e Qeverisë rumune kanë deklaruar se synojnë të dyfishojnë kapacitetin mujor të drithërave ukrainase që kalojnë transit për në postin e Konstantës. Ata synojnë që vlera të arrijë në 4 milionë tonë muajt në vijim.

Qeveria ka përmirësuar dhjetëra linja hekurudhore që e lidhin shtetin me Ukrainën dhe po punon që në Dabub të kalojnë më shumë mallra.

Në portin e Konstantës, Ministria e Transportit do të përdorë fondet e Bashkimit Evropian për të riparuar dhe forcuar infrastrukturën ekzistuese, do të ndërtojë rrugë të reja, por edhe do të lëshojë në përdorim një sistem të ri të digjitalizuar për menaxhimin e trafikut.

“Kjo është dëshmi e qartë se Rumania po bën përpjekje serioze për të mbështetur Ukrainën që të eksportojë më shumë drithëra”, tha kryeministri rumun, Marcel Ciolacu, shkruan REL.

Punimet në port do të kushtojnë 155.67 milionë dollarë dhe pritet të mbarojnë pas 36 muajsh.

Që nga korriku kur Moska u tërhoq nga marrëveshje e drithërave që mundësonte eksportin e sigurt të drithërave ukrainase nga Deti i Zi, Rusia vazhdimisht ka sulmuar portet ukrainase në Danub.

Ukraina ka eksportuar 8.1 milionë tonë drithëra përmes portit të Konstantës në shtatë muajt e parë të këtij viti.

Kur të përfundojnë punimet infrastrukturore, pritet që drithërat ukrainase që kalojnë përmes Rumanisë të arrijnë në 35 milionë tonë metrikë në sezon.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika