Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar Kosovën pas vendimit që Lojërat Mesdhetare në vitin 2030, të mbahen në Prishtinë.
Ambasadori Rohde, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë kjo shënon fillimin e një udhëtimi emocionues për organizatorët.
“Urime Prishtinës për fitimin e ofertës për organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030!. Ajo shënon fillimin e një udhëtimi emocionues për organizatorët, i mbushur me punë të palodhur dhe mundësi të bollshme në skenën globale”, ka shkruar ai.
Congratulations to Pristina for winning the bid to host the Mediterranean Games in 2030! 🌟🇽🇰 It marks the start of an exciting journey for the organizers, filled with hard work and abundant opportunities on the global stage.#MediterraneanGames2030
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 8, 2023
Ansambleja e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare njofton se Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.
Lexo dhe: Historike – Kosova organizon Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kandidatura e Kosovës ka marrë 55 vota pro dhe shtatë kundër.