Policia e Kosovës njofton se një person është gjetur pa shenja jete në arat e tij në fshatin Pataqan i Epërm në Rahovec.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Pataqan i epërm, Rahovec. 08.09.2023 – 18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se babai i tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në arat e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.