Në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, të premtën e 8 shtatorit, në një pompë derivatesh kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së shkurtër kanë grabitur 770 euro.
Kjo ka ndodhur kur ankuesit ishin në vendin e punës.
Të dyshuarit, pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë.
“Rr. Mon Balaj, Prishtinë 08.09.2023 – 02:30. Ankuesit kanë njoftuar policinë se derisa ishin në vendin e punës në një pompë derivatesh, aty kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së shkurtë kanë grabitur 770 euro. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë”, njofton Policia e Kosovës.