Analisti, Imer Mushkolaj, ka reaguar në lidhje me arrestimin e zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Mushkolaj, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka pyetur nëse kryetari i LDK-së ka reaguar në lidhje me këtë.
“A e tha Lumiri hala naj fjalë për këtë zyrtarin e LDK’së, mikun e tij, që u arrestu si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare? A po e heqin nga pozita, a po e përjashtojnë nga partia? “Rruga e re”? Ok”, ka shkruar Mushkolaj.
Zyrtari i arrestuar dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke punësuar 10 zyrtarë në mënyrë të kundërligjshme.