Johan Schalin, Shefi i Ambasadës së Finlandës në Kosovë, ka folur për anëtarësimin e Finlandës në NATO duke shtuar se, nëse vendi i tij anëtarësohet më parë do ta ndihmojë Kosovën që të futet në këtë organizatë.
Schalin ka thënë se Finlanda do të përkushtohet në përkrahjen e Kosovës në procesin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushtarake në botë, transmeton “KosovaPress”.
Schalin ka thënë: “Unë mendoj se çdo vend merr vendime për sigurinë e tij, kështu që është e vështirë të japësh këshilla. Tani për tani, ne jemi shumë të përkushtuar në rrugën tonë drejt NATO-s. E vërej se jemi ulur në Kosovë gjatë kësaj interviste dhe Kosova nuk është pjesë e NATO-s, kurse shumë vende fqinje të saj janë”.
“Nëse Finlanda hyn në NATO para Kosovës, do të angazhohemi për të njëjtën politikë të dyerve të hapura siç ka vendosur NATO kolektivisht. Mendoj se në të ardhmen mund të jetë një zgjedhje që Kosova mund të bëjë”, ka thënë Ambasadori i Francës në Kosovë.