Qendra e Studentëve do të akomodojë mijëra sportistë në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Përmes një postimi, Qendra e Studentëve ka thënë se “do të japë kontribut në mënyrë që shteti ynë të arrijë suksesshëm të përmbushë këtë përgjegjësi të madhe, duke u shndërruar në “Fshat Mesdhetar”.
“Qendra jonë është përzgjedhur si vend për akomodimin e mijëra sportistëve që do të marrin pjesë në këtë organizim të përmasave ndërkombëtare”, thuhet në postimin e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.
Ansambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare njofton se Kosova do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.
Kandidatura e Kosovës ka marrë 55 vota pro dhe shtatë kundër.
Lexo dhe: Historike – Kosova organizon Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
Kjo është një arritje historike për Kosovën, duke ditur se në këtë kompeticion marrin pjesë 26 shtete nga tri kontinente.