Është arrestuar i dyshuari 52-vjeçar, pasi i kishte shkaktuar lëndim të rëndë një personi tjetër dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur në Kaçanik, tek vendi i quajtur “Guri i Zi”.
“I dyshuari A.Z ( M/K) i moshës 52 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa rasti është cilësur “Lëndim i rëndë trupor””, njofton Policia e Kosovës.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se i lënduari, pasi kishte marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.