Komitetit Olimpik të Serbisë i ka raguan në mënyrë interesante, Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani.
Vela shprehjen fashiste që serbët e kanë përdoru kohëve te fundit “Kur ushtria serbe të kthehet në Kosovë” e ka zëvendësuar me “ Kur sportistët serbë garojnë në Lojërat Mesdhetare në Kosovë”.
“Mendoj se ka më shumë kuptim të thuash:
“Kur atletët serbë garojnë në Lojërat Mesdhetare në Kosovë” në vend të thirrjes shoviniste të luftës të lyer me llak në të gjithë Serbinë!”, ka shkruar Vela,
I guess it makes more sense to say:
“When Serbian athletes compete in the Mediterranean Games in Kosovo”
Rather than the chauvinist cry of war spray painted across Serbia! https://t.co/quiBc7tRg7
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) September 9, 2023
Ky reagim i Velës erdhi pasi Komiteti Olimpik i Serbisë, kundërshtoi vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), që Lojërat Mesdhetare 2030 të mbahen në Kosovë.
“Në Kuvendin e sotëm pa lajmërim paraprak për delegatët është paraqitur dhe ka folur Albin Kurti. Komiteti Olimpik i Serbisë ka reaguar ashpër dhe insistoi që vendimi për pritjen e MI 2030 të merret pas Lojërave Olimpike të vitit 2024, gjë që është praktikë në këto raste. Kryesia e ICMI-së refuzoi ta votojë këtë propozim të Serbisë dhe kështu delegatët i vuri para një fakti të kryer”, thuhet në njoftimin e tyre.
Gjatë ditës së premte Asambleja e Përgjithshme e Komitet Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG). Kandidatura e Kosovës ka marrë 58 vota pro, pra shumicën dërmuese të votave të të pranishmëve, derisa shtatë ishin kundër. Kështu, Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare 2030.
SKANDALOZNA DODELA DOMAĆINSTVA MEDITERANSKIH IGARA 2030. PRIŠTINI uz ponovno mešanje politike u sport! ⬇️https://t.co/fen0dRTW8t
— Team Serbia (@OKSrbije) September 8, 2023