Kosova dhe Zvicra kanë ndarë pikët në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet,në kuadër të kualifikuesve për Euro 2024. Kështu duke përfunduar ndeshjen me rezultat 2 me 2.
Kryesorët në këtë ndeshje ishin Vedat Muriqi, i cili shënoi dy gola për Kosovën dhe Remo Freuler, për Zvicrën, i cili në minutën e 14-të shënoi, kurse, në minutën e 79-të goditi saktë dhe pastaj topi u devjiua nga Amir Rhamhami dhe përfundoi në rrjetë.
Ky rezultat i shkon për shtat Kosovës, pasi edhe në ndeshjen që u zhvillua në Bukuresht në mes Rumanisë dhe Izraelit përfundoi me rezultat 1 me 1. Dhe, Kosova ka ende gjasa të kualifikohet për “Euro2024”