Është djegur një shtëpi rreth 200-vjeçare në Gjilan.
Vëllai kishte njoftuar policinë se shtëpia e vëllait të tij e vjetër ishte djegur, e cila njëherësh ishte në mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
“Gjilan 09.09.2023. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se shtëpia e vëllait të tij e vjetër rreth 200-vjeçare që ishte në mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës është djegur. Sipas ankuesit, dyshohet se shkaktar i zjarrit është faktori njeri. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.