Vonohen subvencionet për shumicën e bujqve, ministri Peci tregon arsyet

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se ekzekutimi i mjeteve financiare për bujqit është në proces, ngaqë sipas tij, janë duke u realizuar edhe kontrollet te fermerët.

Bujqit i kanë korrë e vjelë disa prodhime bujqësore për këtë vit, por shumica prej tyre ende nuk i kanë marrë subvencionet për mbështetje direkte nga Ministria e Bujqësisë.

Disa fermerë ankohen se vonesa e subvencioneve po ua vështirëson punën në bujqësi. Ata shprehen se përkrahja nga shteti është e mangët.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se ekzekutimi i mjeteve financiare për bujqit është në proces, ngaqë sipas tij, janë duke u realizuar edhe kontrollet te fermerët.

Ministri Peci thotë se deri tani në xhirollogaritë bankare të fermerëve kanë dalë 30 milionë euro. Por, i tërë buxheti për bujqit këtë viti sipas Qeverisë, është rreth 100 milionë euro.

“Kanë dalë deri tash 30 milionë euro, ato janë në proces, janë duke u realizuar kontrollet dhe kompensimet. 8.9 milionë euro është shuma financiare që ka përfituar Rahoveci vetëm në 2022-tën, që do të rriten në vitin 2023”, ka thënë Peci.

Fermeri Mirsad Mazreku ka theksuar se ende nuk i ka marrë subvencionet. Kultivuesi i rrushit ka thënë se shuma e subvencioneve duhet të rritet, sepse kultura e rrushit kërkon shumë investime.

“Subvencionet ende nuk i kam marrë prej Ministrisë Bujqësisë. Do të ishte më mirë të kryhet pagesa më herët, sepse na duhet edhe ndihmë për investime në vreshta. Rrushi edhe vreshtar si kulturë është e vetmja që ka punë më së shumti prej të gjithave kulturave, sepse unë merrem edhe me patate e kultura tjera, por e vetmja kulturë që ka më së shumti punë është rrushi. Në lidhje me subvencione, e vetmja kulturë po ashtu është që nuk është bërë ngritja e subvencioneve. Të ishte kryer pagesa e subvencioneve më herët do të kishte qenë ndihmë edhe më e madhe për bujqit. Mospagesa e subvencioneve me kohë në muajin e tretë që ne të investojmë ku duhet, sepse tash është sezoni që shesim dhe do të na ishin gjendur pak”, ka thënë Mazreku.

Edhe fermeri Shpend Haxhi Mustafa ka thënë se vonesa e subvencioneve po i shkakton shumë vështirësi edhe në kultivimin e produkteve bujqësore.

“Ende nuk i kemi marrë subvencionet, edhe pse deri tash do të duhej t’i merrnim. Kjo po na pengon edhe në punë, jemi në pritje të lëshohen, sepse kultivojmë gjashtë hektarë e gjysmë rrush”, ka thënë Haxhi Mustafa.

Po ashtu, Anid Hoxha shpreh shqetësimin e tij për vonesën subvencioneve. Ai kërkon që subvencionet të dalin sa më shpejt.

“Ende nuk i kemi marrë subvencionet këtë vit dhe po presim prej institucioneve që të dalin sa më shpejt, pasi kemi 7 hektarë e gjysmë rrush”, është shprehur Hoxha.

Po ashtu, edhe pagesat për plehërimin dhe naftën nuk janë proceduar ende për bujqit. Për këtë, fermerët janë të obliguar të sjellin faturat si dëshmi. /KSP

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika