Presidenti Biden takohet me kryeministrin kinez Li

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të dielën se zhvilloi takimin e nivelit më të lartë me përfaqësues të Kinës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të dielën se zhvilloi takimin e nivelit më të lartë me përfaqësues të Kinës pas muajsh të tërë, duke shtuar se nuk pritet që për shkak të problemeve ekonomike Pekini të ndërhyjë në Tajvan.

Biden tha se u takua me numrin dy të presidentit Xi Jinping, kryeministrin Li Qiang, gjatë punimeve të G20 që u mbajt në Nju Delhi të Indisë.

Ky ishte takimi i nivelit më të lartë në mes të dy fuqive në thuajse 10 muaj, që kur Biden zhvilloi bisedime me Xi vitin e shkuar, gjatë takimit të nivelit të lartë të vendeve të G20 në Indonezi.

Kryeministri kinez Li Qiang, i cili mori postin në mars, mori pjesë në mbledhjen e udhëheqësve botërorë në vend të Xi. Dy udhëheqësit nuk pritej të zhvillonin bisedime në G20, por takimet e paplanifikuara janë të zakonshme gjatë mbledhjeve të tilla të nivelit të lartë.

“Ekipi im ende takohet me përfaqësuesit e presidentit Xi dhe kabinetin e tij”, u tha Biden gazetarëve.

“Unë u takova me numrin 2 të tij sot në Indi”, tha Biden.

Dy superfuqitë janë përpjekur të përmirësojnë marrëdhëniet e ftohta në mes të dy vendeve pas incidentit që shkaktoi fluturimi i një balone spiune kineze mbi territorin e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Pekini është përfshirë nga frika e një ngadalësimi ekonomik.

Duke folur në konferencën për shtyp në Vietnam, Biden e cilësoi ekonominë amerikane si “më të fortën” në nivel botëror. Ai u tha gazetarëve se zhvillimi i Kinës po ngadalësohej për shkak të një ekonomie të dobët globale, si dhe politikave kineze, por nuk specifikoi se cilat politika.

Ai e cilësoi gjendjen ekonomike kineze “në krizë”, duke përmendur probleme që lidhen me pasuritë e paluajtshme dhe nivelin e lartë të papunësisë.

“Një nga parimet kryesore ekonomike të planit të tij nuk po funksionon fare tani”, tha presidenti Biden duke iu referuar Xi, pa dhënë me tepër shpjegime. “Nuk jam i lumtur për këtë, por nuk po funksionon”.

DIALOGU I HAPUR

Presidenti Biden është përpjekur të mbajë të hapura rrugët e komunikimit me Kinën për të zbutur mosmarrëveshjet për çështje ndërkombëtare, përfshirë Tajvanin, ishullin e vetëqeverisur për të cilin Pekini ka prentendime territoriale.

“Nuk mendoj se kjo do të çojë në ndërhyrjen e Kinës në Tajvan”, tha Biden duke iu referuar problemeve ekonomike me të cilat përballet Pekini. “Në fakt, mendoj se është e kundërta, gjasat janë që nuk ka të njëjtat kapacitete që kishte më parë”./VOA

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika