Të ejten e 14 shtatorit, Kuvendi do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për tekstet shkollore ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë gjatë ditës së hënë. Ajo ka theksuar se interpelanca e kryeministrit Albin Kurti, e caktuar për të enjten për ambasadorin Martin Berishaj, do të shtyhet për afat të pacaktuar.
“Në ora 10:00 do të kemi seancë të rregullt. Më 14 shtator mbahet seanca e radhës në orën 14:00. Në këtë seancë do të diskutohet për situatën me libra. Interpelanca për ambasadorin Martin Berisha është shtyrë për një kohë tjetër në koordinim me Zyrën e Kryeministrit dhe deputetët e PDK-së. Presim një sesion të mbarë vjeshtor. Natyrisht që opozita ka format e saj, por ne presim angazhim maksimal”, ka thënë Kusari-Lila.