Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në Podujevë.
Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësi i policisë për rajon e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 12:30 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjentë, është konfirmuar se një person është pa shenja jete, ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”, ka thënë ai.
Borovci ka potencuar se aktualisht policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes, si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.