Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me shefin e ri të Eulex, Giovanni Pietro Barbano, të cilin e uroi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se në takim diskutuan për sfidat me të cilat po përballet aktualisht Kosova.
“Z.Barbano i shpreha mirënjohjen dhe falënderimin për rolin konstruktiv që ka pasur Eulex në të gjitha fushat, me theks të posaçëm në fushën e rendit dhe të ligjit”.
“Natyrisht, me z. Barbano biseduam për sfidat me të cilat aktualisht po përballet Kosova, si dhe për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me Eulex dhe asistencën që ky i fundit mund të japë në kapërcimin e këtyre sfidave”, shkroi ai.