Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës, për sesionin e ri, atë vjeshtor është planifikuar të mbahet këtë të enjte.
Por të gjitha pikat që janë të parapara për këtë seancë pas pushimeve të deputetëve janë të sesionit të kaluar.
Monitoruesit e Kuvendit thonë se ky sesion do të nisë i ngarkuar, derisa shtojnë se ka marrëveshje e projektligje të rëndësishme që duhet patjetër të miratohen.
Naim Jakaj, Hulumtues në IKD ka thënë se “sesioni i Kuvendit po fillon me një seancë të papërfunduar nga sesioni i kaluar pra me 24 pika përreth dhe po fillon ky sesion i ngarkuar me afërsisht 58 apo 63 projektligje të cilët presin e që janë në procedurë të shqyrtimit dhe miratimit, nga ana e deputetëve të Kuvendit, në mesin e disa projektligjeve që janë vonuar janë disa marrëveshje ndërkombëtare njëra ndër to është edhe një marrveshje që ua mundëson dhjetra studentëve kosovar të marrin burs për në shtetin e francës, kjo marrveshje duhet të votohet sa më shpejtë.”
Deputetët e opozitës nuk duken shumë premtues në bashkëpunimin me deputetët e partisë në pushtet.
Hisen Berisha, nga Partia Demokratike thotë se kanë vendosur që asnjë projektligj e asnjë marrëveshje të mos e votojnë, për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë.
Hisen Berisha, Deputet PDK ka potencuar se “Ne kemi vendosur moratorium me qëllim të ndaljes së kësaj qeverie, nga keqqeverisja nga dëmet që po i bëhen vendit dhe besoj që në programin tonë për ditët në vazhdim do të jetë evidentimi dhe vënia në pah e të gjitha keqqeverisjet që vijnë, nga keqpërdorimi i buxhetit, aferat, qoftë në dëmet politike që tashmë po bëhen.”
Derisa, Pal Lekaj nga AAK, thotë se qeveria duhet të ketë diskutim e koordinim me opozitës, përndryshe nuk do të votojnë asgjë.
Pal Lekaj,Deputet AAK ka potencuar se “Meqë qeveria nuk ka treguar gadishmëri që të bashkëpunoj me opozitën, që ka shpërfillur të gjitha kërkesat tona, ne në këtë sesion mendojmë që nuk do të votojmë ligje pa ndonjë koordinim paraprak, pa një marrëveshje dhe kështu i mbetet qeverisë që të përgadis ligjet që ti bie në Kuvend, por në ato raste të koordinohet me ne, përndryshe ne nuk do votojmë ligje shkel e shko.”
Veprimet e paralajmëruara nga ana e deputetëve të partive opozitare, sipas Artan Abrashit deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, janë të palogjikshme, derisa shton se se sesioni i kaluar është ndër më të sukseshmit për nga efikasiteti dhe puna e bërë.
Artan Abrashi nga LVV, ka theksuar se “Projektligjet janë të Kosovës, ato vinë sipas një rendi të përcaktuar rregullores së punës së Kuvendit, edhe sipas ligjeve në fuqi, paraprakisht opozita është pjesë e kryesisë së Kuvendit, e cila edhe bënë rendin edhe përcakton se cka duhet të shkojë në votim, është e paarsyeshme me thënë se nuk ka pasur koordinim, kur ndoshta janë pikërisht ata opozitar që marrin pjesë, në ato mbledhje e përcaktojën rendine ditës, unë mendoj se është thjeshtë një arsyetim koti për një bojkot opozitar që po ndodh në Kuvend.”
Sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës, është përmbyllur me 44 ligje të miratuara, derisa në po këtë sesion në njërën nga seancat debati kishte eskaluar në përleshje fizike.