Analisti Dibran Hoxha ka deklaruar se Shqipëria po ndien rrezik nga krijimi i kombit kosovar.
Kështu është shprehur ai në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet lidhur me afrimin apo largimin e Shqipërisë dhe Kosovës nga njëra tjetra.
Hoxha vlerëson se potenciali që të kombëtarizohet Kosova është shumë i madh prandaj “kjo po i pengon të tjerët”.
“Ka etni të cilat nuk kanë mundur ta realizojnë kombin e tyre për shkak se nuk kanë shtet për shembull kurdët, në rastin e Kosovës nuk është ashtu. Prandaj mundësia që të kombëtarizohet kosovarizmi është e madhe dhe prandaj kjo në fërkim po i pengon të tjerëve sepse kanë nisur që edhe shqiptarët e Shqipërisë edhe ata të Kosovës kanë nisur ta ndiejnë një lloj identiteti dhe përkatësie kombëtare kosovarizmit për shkak të vlerave që përfaqëson. Shqipëria ndien rrezik në potencialin e kombëtarizimit të Kosovës”, ka thënë ai.