Gërvalla pret në takim ministrin izraelit të Turizmit, thotë se patën “diskutime produktive”

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka mirëpritur ministrin e Turizmit në Izrael, Haim Katz, dhe thotë se patën “diskutime produktive”.

Pamje nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla njofton se ka mirëpritur ministrin e Turizmit në Izrael, Haim Katz.

Përmes një postimi në platformën “X”, Gërvalla thotë se kanë pasur “diskutime produktive”.

“Më herët sot mirëprita në Kosovë Ministrin izraelit të Turizmit, z. Haim Katz. Ne patëm diskutime produktive rreth zhbllokimit të potencialit të plotë të sektorit tonë të gjallë të turizmit dhe eksplorimit të mundësisë së udhëtimit pa viza midis vendeve tona”, ka shkruar Gërvalla.

Gjatë ditës së sotme (e hënë), Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe homologu i saj izraelit, Haim Katz, kanë nënshkruar Deklaratën e Përbashkët ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Ministrisë së Turizmit të Shtetit të Izraelit për bashkëpunimin në fushën e turizmit.

Lexo dhe: Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje në fushën e turizmit

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë, kjo ka për qëllim forcimin e lidhjes ndërmjet dy vendeve, duke ndihmuar në zhvillimin e turizmit në përputhje me parimet e respektit reciprok dhe barazisë.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika