Policia e Tiranës ka vënë në pranga këngëtaren e njohur Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin Enca.
Këngëtarja e njohur dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike në banesën e saj.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”, thuhet në njoftimin e Policisë Shqiptare.
Enca është një nga këngëtaret shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale.
Numëron mbi 2.3 milionë ndjekës vetëm në Instagram.