Pjesëtarët e EULEX-it dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës janë duke kryer bastisje në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur Fahri Fazliu, i cili është familjar i dëshmorëve.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se “Do t’i përballojmë edhe kësaj fortune! Erërat lëkundin degët, por trungun jo”.
Fahri Fazliu është nipi i dy heronjve të kombit, Bahri Fazliu dhe Fahri Fazliu.
Bastisja ka nisur në orët e mëngjesit dhe është duke vazhduar në banesën e tyre në Breg të Diellit në Prishtinë.
Aty po qëndron edhe avokati i familjes Artan Çerkini.
Ndryshe, Fahri Fazliu gjatë muajit qershor të vitit 2021 ishte i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, nga Zyrja e Prokurorit të Specializuar, edhe pse ai gjatë periudhës së luftës ishte vetëm 8 vjeçar.