Zbulohen mallra të kontrabanduara në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës, ka njoftuar se njësiti Task Forcë, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në dy raste të ndara gjatë kontrolleve me datën 11 shtator, ka parandaluar dhe zbuluar kontrabandim me mallra

Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara më ka zbuluar mallra kontrabandë në afërsi të brezit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti i parë ka ndodhur më 11 shtator në brezin kufitar Serbi-Kosovë, përkatësisht në zonën e Kamenicës është ndaluar një automjet me targa të Kosovës, i cili “është vërejtur duke hyrë ilegalisht në Kosovë”.

“Pas pranimit të informatave për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar Serbi-Kosovë, njësiti Task Forcë ka ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike, ku në zonën e Kamenicës është ndaluar automjeti Mercedes furgon me targa vendore, i cili është vërejtur duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, ku drejtues ishte personi R. M., 1988 mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit të automjetit të R.M, shtetas i Kosovës, janë zbuluar mallra që dyshohet të jenë kontrabandë.

Ndërsa, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën Stublinë-Dobërqan të Gjilanit, ku Policia ka tentuar që të ndalojë një automjet me targa serbe, të cilin po e ngiste, F.M, shtetas i Serbisë.

“Në përpjekje për t’iu shmangur kontrollit të njësitit Task Forcë dhe duke mos iu bindur urdhrave të Policisë, përveç që ka rrezikuar zyrtarët policorë, i njëjti gjatë vozitjes ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke dalë nga rruga”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se në këtë makinë ka gjetur pajisje të ndryshme të kontrabanduara, “ku vlera e përafërt e tregut arrin shifrën rreth 20.000 euro”.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit kujdestar, malli është dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme që parashihen për raste të tilla.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika