Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se në muajin tetor do të hapet shkolla e re në Vranidoll, e që sipas saj, objekti i këtij institucioni arsimor do të jetë modern dhe miqësor në krejt Prishtinën.
“Në qeverisjen tonë jodiskriminuese, infrastruktura shkollore do të jetë moderne dhe miqësore si në Prishtinë, ashtu edhe në fshatrat e saj. Kjo është shkolla e re në Vranidoll që do të hapet në tetor”.