Hoti – Qeverisë: Ide nuk kanë si tërhiqen investimet, krejt çfarë dinë është subvencionimi përmes platformës ‘eKosova’

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë duke thënë se "nuk kanë ide për politika fiskale e buxhetore në kushtet e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës vendore e të jashtme"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë duke thënë se “nuk kanë ide për politika fiskale e buxhetore në kushtet e ekonomisë së tregut dhe konkurrencës vendore e të jashtme”.

“Ide nuk kanë si tërhiqen investimet, si prioritizohen investimet publike, apo si sigurohet vlera maksimale për paranë e shpenzuar nga buxheti. Krejt çfarë dinë është subvencionimi përmes platformës ‘eKosova’, duke i kushtuar shtetit shumë më shtrenjtë”, ka shkruar Hoti.

Deputeti nga radhët e LDK-së ka thënë se Qeveria ia ka “mësyer” shpenzimit të buxhetit përmes subvencioneve.

“Mos u çuditni kur të subvencionohen policët për uniformë dhe këpucë, apo pacientët për barnat nga lista esenciale, pasi po dështojnë tenderët në vazhdimësi për arsyet që vetëm ata i dinë. Kjo lloj politike buxhetore shpërfaq varfërinë në dije të atyre që po qeverisin. As praktikanë nuk mund t’u thuash më, sepse praktika zgjat gjashtë muaj deri në një vit”, ka thënë tutje Hoti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika