Dogana e Kosovës njofton se njësitet e tyre kanë kryer kontrolla pa paralajmërim te 5 subjekte dhe kanë sekuestruar 40 mijë euro mallra të kontrabanduara.
“Në kuadër të luftës kundër kontrabandës së mallrave që kanë potencial të rrezikshëm për shëndetin publik, njesitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë kryer kontrolle të paparalajmëruara në Prishtinë te 5 subjekte, të cilat ishin nën dyshimin për përdorim dhe transportin e mallrave të kontrabanduara”, njofton Dogana e Kosovës.
Dogana e Kosovës njofton tutje se njësitet antikontrabandë kanë identifikuar dhe sekuestruar stimulues seksual, me një vlerë prej rreth 40,000.00 Euro, ku një pjesë e këtyre mallrave kishin afat të skaduar.
“Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve joprofesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.