VV dhe PDK në Shtime akuzojnë njëra tjetrën për bllokim të asamblesë

Në mungesë të letrave të bardha ka dështuar të votohet kryesuesi për Kuvendit Komunal të Shtimes. Partia Demokratike e Kosovës, e cila edhe ka propozuar kandidatin për këtë pozit, ka fajësuar partine ne pushtet se përmes administratës po bllokon punën e asamblistave, derisa akuza të njëjta për PDK-në, kanë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje

Edhe më tutje pozita e Kryesuesit të kuvendit komunal në Shtime, do të jetë bosh.

Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur këtë të martë, ka dështuar të votohet për udhëheqsin e ri të Kuvendit komunal, të propozuar nga PDK-ja, pas shkakrimit të atij nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo seancë e cila zgjati rreth 1 orë, u shoqërua me pauza të shpeshta, e mungesë të asamblistëve nga LVV e LDK.

Për Rrahman Jakupin, kandidatin e propozuar për këtë pozitë, nuk patën mundësi të votojnë asamblistët, për shkak të mungesës së materialit për votim, për cka edhe seanca u shtye për një datë tjetër.

Vetë Jakupi, tha se kjo mungesë është e qëllimshme për të bllokuar punën e Kuvendit komunal.

“Sot është pamundësuar që të menaxhohet një seancë e Kuvendit, nga ana e anatrëve të Kuvendit që është thirrë, nga një e treta e kuvendit, dhe kjo është vepër penale, e cila ne do ta mendojm dhe do ta prezantojmë në prokurori ose në organet që do të merren me këtë cështje.Tendenca të tjera ka pasur të bllokimit të kësaj seance”, ka thënë Jakupi.

Akuza të njëjta ndaj Partisë Demokratike, ka bërë ish-kryesuesi nga LVV-ja, Adnan Ademi.

“Ne si lëvizje Vetëvendosje nuk kemi marr pjesë në këtë seancë për shkak se mendojmë se kjo seancë është e jashtëligjshme, me vetë faktin që është ndërprerë ka dicka që nuk ka shkuar mirë, dhe besojm se Ministria e Pushtetit Lokal, do ta thirr një vendim”, ka thënë Ademi.

Për pozitën e kryesuesit të asamblesë në Shtime, u propozua edhe ish asamblisti nga LVV-ja tani i pavarur, Reshat Mujota, por i cili u tërhoq nga gara.

“Unë në këto momente nuk e kam shkarkuar Adnanin për me hyp aty vet me u uë…jo që është detyre që smundem me kry e kry me përgjegjësi të lartë, se e kam të paktën të dytin mandat edhe e di përvojën e kuvendit, unë tërhiqem prej garës e lë Rrahmanin në garë.”, ka thënë Mujota.

Nën arsyetimin se Ademi ka keqmenaxhuar me kuvendin, e ka përdorur edhe gjuhë të urrejtjes, me kërkesë të Partisë Demokratike në opozitë dhe me mbështetje të një asamblisti të pavarur dhe një të Lëvizjes për Bashkim, kryesuesi ishte shkarkuar në fillim të shtatorit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika