Protestohet për mosrregullimin e rrugës tranzit Shtime – Prizren

Për neglizhencën e punimeve të rrugës tranzit që lidh Shtimen me Prizrenin është protestuar sot. Kompani të ndryshme transportuese por edhe qytetarë të kësaj komune kanë bllokuar këtë rrugë, duke kerkuar llogari nga institucionet përgjegjëse për mosfinalizimin e projektit milionësh

Për më shumë se një orë rruga tranzit që lidh qytetin e Shtimes me atë të Prizrenit ka qenë e bllokuar.

Kamionë të shumtë u vendosen në këtë rrugë, nga kompani të ndryshme transportuese, në shenjë proteste për gjendjen e rrugës.

E paasfaltuar e me gropa të shumta është tash e rreth dy vite, kjo rrugë që është alternativa e vetme e shumë kompanive e qytetarëve.

“Është shumë i shkatërruar kanë filluar punimet, është dhënë projekti, ja kanë nis punimet e kanë dëmtuar rrugën, e i kanë hequr mjetet motorike dhe e kalë kështu rrugën, ne cdo ditë ballafaqohemi me defekte, me probeleme me shpenzime marramendëse, me shpenzime tona dhe është e papërballueshme për neve, dhe ajo na ka shtyer që sot të dalim në protestë”, ka deklaruar Armend Abazi, përfaqësues i kompanive transportuese në Shtime.

Kjo gjendje po i pengon banorët e fshatit Davidovc, të cilët thonë se edhe pluhuri po u shkakton telashe të shumta.

“Për neve si banorë rruga nuk qonë shumë peshë, por qon peshë për tjerët, për neve qon peshë shumë të rëndë pluhuri i madh, pluhuri që njerëzit e kësaj lagje nuk mujn me qelë as dritare smunden me dal as nëpër tarasat e tyre, as nuk mundemi me nejt jashtë se është pluhur jashtëzakonisht i madh”, ka thënë Remzi Zeqiri, banor.

“Nëse nuk vazhdojnë punimet, ne do vazhdojmë prap me protesta nashta edhe kemi me i vështirësu, kemi me i bë më të ashpra protestat, nashta do bllokojmë edhe rrugë. Por kjo është rrugë që e lidhë Prishtinën, Prizrenin e edhe Shkupin, e lidh Tiranën nuk është rrugë e vogël kjo, edhe me mbet kjo qe dy vite pa u asfaltuar kjo është marre për qeverinë”, ka thënë Arben Bajrami, protestues.

Vlera e këtij projekti në pllakën informuese te vendosur, është mbi 1 milionë euro, dhe përgjegjëse është Ministria e Infrastrukturës.

Nga kjo ministri nuk kanë kthyer përgjigje, se për cilat arsye nuk është rregulluar kjo rrugë, derisa nga komuna e Shtimes, kanë thënë se nuk kanë asnjë kompetencë për të.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika