Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas banerit “Kosova është Serbi” në ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë.
Krasniqi ka thënë se “S’ka sllogan që e ndryshon realitetin tonë!”.
“Që nga 17 shkurti i vitit 2008, Kosova është shtet i pavarur, ndërkaq që nga 3 maji i vitit 2016, Kosova është anëtare me të drejta të plota në UEFA. Slloganet politike, koret fashiste, fishkëllimat e sharjet drejt djemve tanë dhe Kosovës në Rumani – nuk na ndalin”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se Kosova do të paraqitet “me krenari gjithandej nëpër botë, edhe ku nuk na duan e posaçërisht aty”.
Ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë për shkak të banerave fyese të vendosura nga tifozët e rumunë ku shkruan “Kosova është Serbi”.
Lexo dhe: Ndërpritet ndeshja Kosovë – Rumani, tifozët rumunë provokojnë me banera “Kosova është Serbi”
Tifozët e Rumanisë gjithashtu e kanë fishkëllyer himnin e Kosovës.
Pas shfaqjes së banerit futbollisti Mërgim Vojvoda ka zgjedhur një formë për t’iu përgjigjur.
Lexo dhe: Mërgim Vojvoda i përgjigjet me shqiponje parullave “Kosova është Serbi”
Si formë për t’iu përgjigjur tifozëve, Vojvoda ka zgjedhur të bëjë shqiponjën.