Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka përmbushur asnjë premtim elektoral.
“Ky popull e ka përkrahur një subjekt që çdo kauzë që e ka ngritur, nëse të paktën njërën më thuani që e ka përmbushur, unë po pajtohem me ju. Mirëpo asnjë premtim elektoral, objektiv programor qeverisës, kjo nuk e ka përmbushur, përkundrazi pikërisht në ato tema që ka qenë më e zëshme që ka krijuar kauzë, ka krijuar propaganda”, ka thënë berisha.
Berisha ka thënë se “vlerën më sublime të këtij kombi – UÇK-në e ka degraduar”.
“Këta po përmbushin pretendimin serb për rihapjen e statusit të Kosovës. Vetëvendosja me çdo veprim deri më tani, çdo vendimarrje dhe pastaj tërheqja është me marrëveshje të dëmshme antikushtetuese për Kosovën”, ka shtuar ai.