Parulla ‘Kosova është Serbi’, ‘shpërthen’ Sokoli: Dihet prej nga është prejardhja

Trajneri i mirënjohur Bylbyl Sokoli ka reaguar pasi tifozët rumunë shpalosën banerin 'Kosova është Serbi' në ndeshjen e sotnme

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, Sokoli ka thënë se prejardhja e këtyre pankartave është nga Serbia.

Sipas tij, duhet t’i përkujtohen shtetit serb krimet që ka kryer në vendet e ish-Jugosllavisë.

”Dihet prej nga është prejardhja e këtyre pankartave. Duhet t’i përkujtohet Serbisë se cilat janë krimet që i ka kryer në shtetet e ish-Jugosllavisë, duhet t’i numërojmë krimet që janë bërë në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Duhet t’i tregojmë sa fëmijë kanë rënë viktima, duhet t’i përkujtojmë Vukovarin, Srebrenicën, Drenicën me forma të ndryshme dhe kreative,” tha Sokoli.

Kujtojmë se ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës e zhvilluar në ‘Arena Nationala’ në Bukuresht, u ndërpre për disa minuta gjatë pjesës së parë.

Në fund, ndeshja përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 2-0.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika