Takimin e 14 shtatorit në Bruksel në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidenti i serb, Aleksandër Vuçiq, e ka komentuar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.
Hoti ka thënë se nuk duhet pasur pritshmëri të mëdha për këtë takim, pasi sipas tij, të enjten në Buksel do të negociohet vetëm zbatimi i Marrëveshjes së arritur më 18 mars të këtij viti, në vilat e ish-udhëheqësit jugosllav, Josip Broz Tito.
“Të jemi të qartë e të mos kemi pritje jorealiste për takimin e nesërm për dialog në Bruksel: Nesër negociohet vetëm për zbatimin e Marrëveshjes së arritur në vilat e Titos në Ohër. Nuk negociohet për njohje reciproke, pasi Kosova ka hequr dorë nga njohja reciproke si kompromis për të arritur Marrëveshjen e Ohrit. Bërjen e këtij kompromisi e dëshmoi vetë kryenegociatori i Kosovës para disa dite në media të huaja”, ka shkruar Hoti në Facebook.