Një serb dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin, ndalohet nga policia në Leposaviq

Policia e Kosovës ka ndaluar në fshatin Bistricë të Leposaviqit një serb, i cili dyshohet se e ka kaluar ilegalisht kufirin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Bistricë të Leposaviqit ka ndaluar një serb, i cili dyshohet se e ka kaluar ilegalisht kufirin.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, në veturën e tij janë gjetur të ngarkuara gjëra ushqimore, të cilat dyshohet se janë futur në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale.

Rasti është inicuar si “Kalim ilegal i kufirit”.

“Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar veturën që drejtohej nga i dyshuari serb në të cilën kishte të ngarkuara gjëra ushqimore dhe dyshohet të ketë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti i cili vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika