Çitaku: Qasja e papërgjegjshme e Kurtit e dërgon Kosovën të sanksionuar në dialog

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë se i njëjti ka qasje të papërgjegjshme

Vlora Çitaku, Nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, teksa ka komentuar takimin në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, ka thënë se Kosova sot “ecë në një teren krejtësisht të panjohur”.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku e ka kritikuar kryeministrin Kurti duke thënë se i njëjti ka qasje të papërgjegjshme.

“Si rezultat i qasjes së papërgjegjëshme dhe aventureske të Albin Kurtit, për herë të parë në historinë tonë të re, që nga Rambuje e tutje, në përballje me Serbinë, Kosova është pala e sanksionuar nga aleatët tanë. Sot, Kryeministri duhet të sillet përgjegjëshëm. Kosova është më e rëndësishme se egoja e tij”, shkroi ajo.

Ndryshe, fillimisht, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kanë nisur takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në orën 09:00.

Takimi i ndërmjetësuesve me kryeministrin e Kosovës, albin Kurti, do të pasojë në orën 10:00.

Takimi trepalësh do të mbahet në orën 11:00, dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt, shkruan REL.

Takimi vjen në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës. Situata atje është acaruar qysh nga fundi i majit. Atëkohë, grupe serbësh kishin nisur protestat për të kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë – nën përcjelljen e policisë – në zyrat e komunave në veri.

Këta kryetarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit që janë mbajtur në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por që janë bojkotuar nga popullata lokale serbe.

Protestat në zonë janë shndërruar disa herë në përleshje të dhunshme – më të rëndat kanë qenë më 29 maj, kur dhjetëra ushtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë mbetur të plagosur.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika