Tapeti i kuq i MTV Video Music Awards 2023

E zeza ishte ngjyra dominuese e tapetit të kuq sivjet

Rita Ora, Bebe Rexha

Yjet botërore morën tërë vëmendjen e plotë në tapetin e kuq para ceremonisë së ndarjes së çmimeve të MTV-së për videoklipet më të mira.

Ngjarja e organizuar në “Prudential Center” të New Jerseyt, sipas “Vogue”, shfaqi talentin e disenjatorëve, në një ndërthurje me artin muzikor.

Ceremonia u udhëhoq nga ylli Nicki Minaj, që arriti në tapetin e kuq e veshur me një fustan nusërie ngjyrë rozë, të krijuar nga “Dolce & Gabbana”.

Nicki Minaj

Ceremonia pati performanca nga yjet e mirënjohura, si Olivia Rodrigo, Sean “Diddy” Combs, Cardi B dhe Megan Thee Stallion e veshur me fustan të zi nga “Brandon Blackwood”.

Gjithashtu, performuan edhe yjet, si Lil Wayne, Fall Out Boy, Demi Lovato, Future, Karol G, Måneskin, Shakira, dhe Stray Kids.

Shakira është fituesja e këtij viti e çmimit “Michael Jackson Video Vanguard Aard”, duke u bërë artistja e parë latino-amerikane e nderuar me këtë çmim.

Shakira

Veshjet e tyre nga kritikët u cilësuan si interesante.

Taylor Swift që dominoi gjatë tërë natës me 9 çmime mbresëlënëse, në tapetin e kuq veshi një fustan të zi që vjen si kreacion tipik nga brendi “Versace”.

Taylor Swift

SZA pasoi pas Swiftit me 6 nominime dhe Rodrigo, Miley Cyrus, Sam Smith dhe Kim Petras patën nga 5 nominime.

SZA

Reperi P.Diddy mori Çmimin “Global Icon”.

Ai u shfaq në tapetin e kuq bashkë me nënën Janice Combs.

Diddy veshjen tipike të bardhë e kompletoi me rrëmojësen e dhëmbëve që është aksesori personifikues i stilit të tij prej “ikone globale”.

Doja Cat u vesh me rrjetë “merimangash” nga brendi Monse, një veshje krejtësisht e pritshme nga ajo.

Doja Cat

Në tapetin e kuq nuk munguan as yjet shqiptare.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, mori vëmendje me një fustan krejtësisht të zi. Ajo u vesh nga brendi “Rodarte”.

Rita Ora

Edhe shqiptarja tjetër, Bebe Rexha, gjithashtu, shkëlqeu me fustan të zi, por për dallim nga Rita, ajo i kishte duart e zbuluara dhe nuk mbante dorëza.

Bebe Rexha

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika