Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit në Londër është takuar me homologun e tij britanik, Jammes Heappy.
Në këtë takim është diskutuar rreth bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet dy shteteve, si dhe aktivitetet dypalëshe që planifikohet të realizohen në të ardhmen në funksion të thellimit të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Maqedonci ka theksuar se ata kanë diskutuar për ngritjen e kapaciteteve të ushtrisë për t’i shërbyer paqes dhe stabilitetit, jo vetëm në vend, por përkrah aleatëve edhe në rajon e më gjerë.
“Ministrin Heappy e falenderova për përkrahjen që Mbretëria e Bashkuar i ka ofruar Kosovës dhe FSK-së në rrugëtimin tonë si shtet, ndërsa theksova se jemi të përkushtuar të ngrisim kapacitetet e ushtrisë për t’i shërbyer paqes dhe stabilitetit jo vetëm në vend, por përkrahë aleatëve tanë dhe në rajon e më gjerë”, ka shkruar Maqedonci në rrjetin social Facebook.
Ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është duke marrë pjesë në panairin e Mbrojtjes dhe të Sigurisë (DSEI) në Londër.