Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 16 raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.
Numri i të infektuarve vjen nga 576 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 35 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 263.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 98 persona kundër Coronavirusit.
Ndërkaq, 902 mijë e 780 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 822 mijë e 691.
Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 102 mijë e 435.
Janë një milion e 828 mijë e 87 doza të administruara në total.
Një ditë më parë, më 16 maj, në Kosovë janë raportuar katër raste të reja me Covid-19, dhe asnjë person nuk e ka humbur jetën.