Nga Kosova në Kuvajt, Danimarkë e deri në Ukrainë! Presidenti Begaj dekreton emërimin e shtatë ambasadorëve të rinj.
Presidenti Bajram Begaj dekretoi emërimin e Petrit Malajt si ambasador rezident, të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës.
Malaj pason Qemajl Minxhozin i cili përfaqësonte Tiranën zyrtare si ambasador në Prishtinë.
I pari i vendit shqiptar, Bajram Begaj gjatë ditës së sotit emëroi gjashtë ambasadorë të rinj në Irak, Çeki, Rumani, Slloveni, Sllovaki dhe Danimarkë.
Ilir Hysajt si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, dhe ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irakut, jorezident.
Ilir Tepelena është emëruar ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.
Enkeleda Mërkuri është emëruar ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident.
Oljan Kanushi është emëruar ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident.
Mimoza Halimi është emëruar ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, dhe ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë, Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident.
Sokol Dedja është emëruar ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident.