Votimi i buxhetit të Prishtinës, VV-ja e quan të jashtëligjshme seancën

Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin komunal të Prishtinës e ka vlerësuar si joligjore dhe të parregullt seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit komunal, në të cilën u miratua buxheti i kryeqytetit për vitin 2024

Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin komunal të Prishtinës e ka vlerësuar si joligjore dhe të parregullt seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit komunal, në të cilën u miratua buxheti i kryeqytetit për vitin 2024.

Buxheti i Prishtinës për vitin 2024 do jetë 123 milionë e 700 mijë euro.

Përmes një komunikate për media, LVV-ja bën të ditur se nuk kanë marrë pjesë në seancë për shkak të paqartësive ligjore.

“Edhe kjo seancë, si disa tjera më herët, kontestohet dhe nuk pranohet nga MAPL si organ që me Kushtetutë është përgjegjës për mbarvajtjen e punëve dhe zbatimin e ligjshmërisë nga niveli komunal”, thuhet në njoftimin e bërë në Facebook nga Lëvizja Vetëvendosje me seli në kryeqytet.

Tutje, në komunikatë theksohet se ky buxhet është kontestuar edhe nga organizata të shoqërisë civile dhe se shërben për partitë në pushtet.

“Ky buxhet i miratuar sot, i kontestuar ligjërisht edhe nga organizata të shoqërisë civile, i kontrabanduar në seancë të jashtëzakonshme e të paligjshme, është në fakt buxhet për partitë në pushtet, LDK e PDK, për klientelen e tyre, jo për zhvillim, jo për Prishtinën”- thuhet tutje në reagim.

LVV-ja ka shtuar se janë të bindur se shpejt do të dëshmohet mosrespekimi i organeve mbikëqyrëse.

LVV-ja ka kërkuar nga organet përgjegjëse të të gjitha niveleve, veprime konkrete e emergjente në, sipas tyre, kthimin e ligjshmërisë në komunën e Prishtinës.

Grupi i asamblistëve të LVV-së dhe të AAK-së në kuvendin komunal kanë bojkotuar edhe seancën e rregullt më 4 shtator, pasi konsiderojnë se zgjedhja e kryesuesit të ri ka qenë jolegjitime.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika