Borrell: Nuk pati dakordim nga ana e Kurtit, insistoi që të formalizohet njohja de-facto

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e pranoi propozimin e BE-së për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, ka thënë se nuk pati pajtueshmëri nga ana e kryeministrit Kurti për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kjo, pasi ai ka propozuar një kompromis se si do të zbatohet marrëveshja për normalizim.

Borrell ka thënë se Kurti insistoi që të formalizohet njohja de-facto nga Serbia, ndërsa sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pranoi propozimin e BE-së.

“U mundova të gjej zgjidhje, fatkeqësisht pas një takimi të gjatë, Kurti nuk ishte i gatshëm të vazhdonte të ecte përpara për marrëveshjen, ai insistoi që të formalizohet njohja de-facto. Presidenti Vuçiq pranoi propozimin e BE-së, ne u munduam shumë. BE-ja dhe komuniteti i gjerë ndërkombëtar, përfshirë partnerët amerikanë, e shohin këtë si rrugë të vetme për të funksionuar zbatimi. Dyja duhet të kenë garanci se veprimet shpërblehen, me masa nga pala tjetër. Sot, jam munduar me Kurtin e Vuçiqin të gjej rrugën përpara, duke u bazuar në propozimin tonë. Për fat të keq, pas takimit të gjatë, Kurti nuk ishte i gatshëm që të ecet përpara, të fillojë një proces kredibil për themelimin e Asociacionit. Ai insistoi të formalizohet njohja de facto si hap i parë”, ka deklaruar Borrell.

Ndërkaq, edhe më herët, Vuçiq tha se bisedimet me Kurtin përfunduan pa sukses, pasi Kurti, sipas tij, “e refuzoi propozimin evropian”.

Dy liderët, Kurti e Vuçiq u takuan të enjten në Bruksel – për herë të parë pas më shumë se katër muajsh – në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika