Arrihet marrëveshje për shpërndarjen e librave falas për komunitetin turk

Shtëpia botuese "Dukagjini" ka nënshkruar marrëveshje për shpërndarjen falas të librave për komunitetin turk në Kosovë me Erol Kala, përfaqësues i autorizuar i shoqatës, "Turkish Teachers Society of Kosovo"

Pasi që u arritë marrëveshja për shperndarjën e librave falas për komunitetin boshnjak, të enjtën një marrëveshje e ngjashme u bë edhe për komunitetin turk në Kosovë.

Shtëpia botuese Dukagjini nënshkroi këtë marrëveshje me Erol Kala, përfaqësues i shoqatës “Turkish Teachers Society of Kosovo” në Republikën e Kosovës, me mbështetjen edhe të deputetit Z. Enis Kervan.

“Jua rikujtojmë se nxënësit e këtyre komuniteteve nga e hëna do të kenë në bankat e tyre librat me të cilët do të shërbehen për të nxënë dije të reja. Shtëpia botuese “Dukagjini” çdoherë është treguar e gatshme dhe vullnetplote për mbështetjen e institucioneve dhe të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në reagiimin e Shtëpisë Botuese Dukagjini.

Ndërkohë, përfaqësuesi i shoqatës “Turkish Teachers Society of Kosovo” në Republikën e Kosovës, Erol Kala u shpreh shumë i lumtur për iniciativën e marr nga Dukagjini.

Marrëveshja për nxënësit e komunitetit boshnjak u nënshkrua të mërkurën me deputeten, Duda Balje.

Shija e redaktorit

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

Të fundit nga rubrika