Universiteti “Haxhi Zeka” organizon forum ekonomik rajonal

Për herë të parë në ambientet e Hotel Dukagjini në Pejë u mbajt konferenca e forumit për arsimin e lartë dhe zhvillimin ekonomik rajonal në Kosovë. Organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë dhe HERAS grup pritet që një forum i tillë të jetë i përvitshëm

Për here të parë, por që të mos jetë e fundit nisi fillet e saj konferenca e forumit ekonomik rajonal në ambientet e Hotel Dukagjini në Peje.

Kjo ngjarje e organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, qëllimi kryesor i cilës është diskutimi për arsimin e lartë dhe zhvillimin ekonomik rajonal në Kosovë.

Me përvojën në arsim, Armand Krasniqi, si rektor i “Haxhi Zekës” thotë se me vullnetin më të madh morën iniciativën që të realizojnë ngjarjen përkatëse.

Duke pas parasysh pjesëmarrjen e disa komunave të Kosovë në konferencë, përkrahja nuk mungoi as nga ekzekutivi qendror.

E këtu si kryetar komune i qytetit nikoqir Gazmend Muhaxheri u shpreh i kënaqur që ky forum nisi pikërisht në qytetin e Pejës.

Forumi për arsimin e lartë dhe zhvillimin ekonomik rajonal në Kosovë pritet të jetë i përvitshëm.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika