Një person gjendet i vdekur në Suharekë, policia po e heton rastin

Një person është gjetur pa shenja jete të enjtën e 14 shtatorit në Suharekë. Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”

Policia e Kosovës në veri, foto ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete të enjtën e 14 shtatorit në Suharekë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar me motokultivator ishte rrokullisur dhe si pasojë kishte pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika