Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se 22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3-vjeçare.
Shefi i ekzekutivit përmes një video që e ka shpërndarë në Facebook, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar dërgimin e këtyre veturave për t’iu shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale.
“22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3-vjeçare. Ministria e Shëndetësisë e ka planifikuar dërgimin e veturave për t’iu shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale”, ka shkruar Kurti.