Mesazhet nga pamjet e takimit Kurti – Vuçiq

Në një analizë të thelluar të fotove dhe pamjeve të takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njohësi protokollit, Tomor Avdija, ka ndarë mesazhet që u përcollën nga takimi i tyre

Bisedimet Kosovë-Serbi. Bruksel, 14 shtator 2023.

Nga takimi i nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, eksperti i protokollit, Tomor Avdija, ka bërë një analizë të fotografive dhe ka ofruar një vështrim mbi mesazhet që transmetojnë ato.

Avdija, i cili ka përvojë të gjatë në fushën e protokollit dhe komunikimit diplomatik, gjersa ka analizuar pamjet dhe fotografitë e takimit, ka nxjerrë disa konkluzione interesante.

Përgatitja e kryeministrit Kurti

Avdija në emisionin Rreth e Rrotull ka vlerësuar se kryeministri Kurti ka treguar një përgatitje të shkëlqyer për këtë takim.

Duke e vlerësuar pozicionimin e tij, vendosjen e çantës dhe dosjes në tavolinë, ai ka konkluduar se Kurti ka treguar një përgatitje të plotë dhe një vendosmëri të theksuar.

Krahasimi me presidentin Vuçiq

Në krahasim me Kurtin, sipas tij, presidenti Vuçiq duket më i pakënaqur dhe me njëlloj sikleti.

Bisedimet Kosovë-Serbi. Bruksel, 14 shtator 2023.

“Unë shoh një presion të madh te Vuçiq, sepse Kurti shikimin e ka më bindës më prerës. Lëvizja e kokës në gjuhën e trupit majtas dhe djathtas tregon një lloj bezdisje ose njëlloj sikleti që e ka Vuçiq në këtë rast”, ka thënë ai.

Avdija vëren se shikimi i Kurtit është më bindës dhe më prerës, ndërsa Vuçiq duket se ishte në një pozitë më të vështirë.

Ai gjithashtu vëren që vendosja e duarve të lidhura në tavolinë nga Vuçiq tregon një mungesë të përqendrimit.

Shkëmbimi i shikimeve dhe “përshëndetja”

Fotografitë tregojnë se të dyja palët shkëmbejnë shikime në sy, dhe nga kjo sipas ekspertit të protokollit, palët tentojnë të krijojnë një atmosferë më të relaksuar, por duke mospërshëndetur njëri-tjetrin.

“Kjo është bërë për të zbutur tensionin pas një takimi të ftohtë pa rezultat të dukshëm”, ka thënë Avdija.

“Dy negociatorët shfletuan vazhdimisht dokumentet, duke tentuar që palët të shkëmbejnë përveç shikimeve të krijojnë edhe një përshëndetje. Për të dhënë nuanca pozitive pasi dihet se çfarë takimi i ftoftë ka qenë, pa ndonjë rezultat”, ka shtuar ai.

Përfaqësuesi i Lartë të BE-së, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Gabimi në vendosjen e pritësit

Avdija ka kritikuar vendosjen e gabuar të kryeministrit Kurti në pritjen e Josep Borrell, shefit të politikës së jashtme të BE.

Ai ka theksuar se pozicionimi i Kurtit në krahun e djathtë të kryesisë duhet të ishte ndryshe, në mënyrë që të respektohet protokolli diplomatik.

“Pastaj në pritjen e Borrellit, ishte një vendosje e gabuar sepse duket nikoqir kryeministri Kurti dhe jo ai. Sepse vendosja e Kurtit në krahun e djathtë duhet të ishte pritësi dhe jo në krahun e majtë. Sepse gjithmonë i ftuari vendoset në krahun e majtë”, ka treguar ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika