Në fotografinë e të pamës ia kishin zgjedhur atë me uniformën e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës sepse ajo ishte krenaria e tij më e madhe.
Kapllan Beqa, ish ushtar i UCK-së e pastaj edhe pjestar i Trupave Mbrojtës të Kosovës vdekjën e gjeti në mënyrë tragjike në malet e fshatit të tij.
Gjithcka ndodhi gjersa po tentonte të siguronte dru për kohën e ftohtë të vitit.
Jeta e vështirë ekonomike dhe pensioni i ulët sipas bashkëluftëtarëve të tij e detyruan që ai të dal në mal të siguroj dru.
“Dihet që pensionet tona janë pensione simbolike, ai ka qenë me pension të TMK-së, djali vec sa ka fillu me punu kështu që kushtet ekonomike e kanë diktu që të shkoj dhe ti bëjë drutë vet. Po ai ka qenë shumë modest. Na i kem thanë vijmë me traktora, ai mos me na ngarku neve ka shku me I bartë vet kështu që ka ardh deri tek momenti tragjik ku aksidentalisht ka ndërruar jetë”, ka thënë Agron Tafaj.
Agron Tafaj, që pjesen më të gjatë të jetës e kishte shok, tregoi që Kapllani kishte dashuri të madhe për uniformën ushtarake.
Prandaj, kishte pasur dëshirë edhe ta shoh djalin e tij në një të tillë.
“kemi qenë të pandarë që nga dita e parë e luftës deri në ditët e fundit, pastaj kemi kalu edhe 10 vite në TMK, Kapllani ka qenë njeri i përkushtuar për uniformë kështu që djali tij ani pse ka përfundu fakultetin e edukimit, ai prap ka insistu dhe djalin sot e ka pjesë të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shtuar Tafaj.
Në ndëkohë, nga Policia treguan detajisht se si kishte ndodhur rasti.
Sipas dëshmive, ai ishte rrotullisur me mjetin e tij të punës në mal.
“Sipas dëshmitarit, viktima ka qenë duke transportuar dru dhe në një moment është rrokullisë e si pasojë e plageve të marra, I njejti ka humbur jetën. Me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupi I pajetë është dërguar për obduksion. Hetimet janë duke vazhuar dhe rasti po hetohet si rast ‘Hetim i vdekjes’”, ka thënë Vesel Gashi, nga policia në Prizren.
Kapllan Beqa ishte 58 vjecar dhe jetonte në fshatin e tij të lindjës, Studencan të Suharekës ku pikërisht e gjeti edhe vdekjen.