Protestojnë veteranët, telefonët ia “dorëzojnë” EULEX-it

Me hedhje të telefonave e me veshje të uniformës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, veteranët e kësaj ushtrie kanë protestuar gjatë ditës, para selisë së EULEX-it. Ata kanë kundërshtuar bastisjet e ditëve të fundit të bëra nga dhomat e specializuara në shtëpitë e familjarëve të dëshmorëve e pjestarëve të UÇK-së

Uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e veshi edhe njëherë por kësaj radhe në një situatë ndryshe.

Rabije Ajeti e cila gjatë luftës shërbeu si pjestare e UCK-së, në zonën e Gollakut, ishte protestuesja e parë që erdhi në protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të UCK-së.

Emocionet janë të dukshme teksa flet për uniformën që mban veshur me krenari.

“Pak po u bëhet padrejtësia në Hagë, vec po u vinë dhe po i bastisin familjet, një familje sikurse Fahri Fazliut një dëshmori të kahmotshëm dhe i bastiset shtëpia dhe i marrin të gjithë telefonat, dhe ne jemi dal jo të pakënaqur dhe po e luan rolin e kohës së Millosheviqit”, ka thënë veterania e UÇK-së, Rabije Ajeti.

Ajo thotë se është e gatshme që të protestojë cdo herë dhe tu dalë në mbrotje, vlerave të luftës e ish pjestarëve të UCK-së.

“Gjithë do dalë, gjithë do dal për cfarëdo arsye une do të dal të marr pjesë në protesta coftë edhe nevoja për gjithcka do jem të gatshëm për atdheun tonë”, ka shtuar ajo.

Rabije Ajetit ju bashkuan më pasë edhe një numër i konsiderueshëm i veteranëve të UÇK-së, që u mblodhën për të protestuar para zyreve të EULEX-it, në Fushë Kosovë.

Madje këtu ata bënë edhe një  veprim simbolik.

Si shenjë kundërshtimi për bastisjet e  fundit, telefonët e tyre veteranët i hodhën para zyrave të EULEX-it.

Gjithë këta protestues thonë se bastisjet janë të nxitura nga Serbia.

Dek: Ramë Bardhi – Protestues  04:35  04:46
“Shumë të këqija, Serbia i ka bërë bastisjet, këta me urdhër të Serbisë janë ardhur këtu kejt me urdhër të Serbisë po i bastisin familjet, por do tu bëhen boll edhe këtyre”, ka thënë Ramë Bardhi.

“Një mesazh tek EULEX-i te të gjithë se kanë me cka me u marr, me këto cka po merren se gjoja se me krime të UCK, janë të pabaza vetëm me i dënu individët”, ka shtuar protestuesi tjetër Muhadi Demaj.

Një ditë më parë zyra e prokurorit të specializuar, ka bastisur shtëpinë e familjes së ish pjestarit të UCK-së, Behar Mustafa.

Bastisje disa orëshe gjatë kësaj javë u bë edhe në shtëpinë e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliut në Prishtinë. E vëllai të Salih Mustafës, një ditë më parë i është konfiskuar telefoni.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika