Janë arrestuar dy taksistë në Aeroportin e Prishtinës, sepse dyshohet se kishin sulmuar një taksist tjetër.
Policia e Kosovës njofton se mosmarrëveshja në mes tyre ishte lidhur me shërbimet për pasagjerë.
Viktima është dërguar në QKUK, ndërsa dy të dyshuarit, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“ANP-Adem Jashari 15.09.2023-22:43. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (taksist në ANP), pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje lidhur me shërbimet për pasagjerë, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar punëtor taksie në një kompani tjetër, i cili kishte shkuar në ANP për të marrë pasagjerë. Viktima ka pësuar lëndime është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.