Dy aksidente në Prishtinë e Podujevë, tre të vdekur

Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë ndodhur dy aksidente në rajonin e Prishtinës, ku tre persona kanë vdekur. Një aksident ka ndodhur në rrugën Llapnasellë-Graqanicë, ku një person ka vdekur dhe një është lënduar. Ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhur në rrugën që lidh fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ku kanë vdekur dy persona dhe një tjetër është lënduar. Autoritetet kanë filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e këtyre aksidenteve tragjike

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e dy aksidenteve që kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, kanë vdekur tre persona.

Këtë e ka konfimuar për Dukagjinin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti

Siç njofton Ahmeti njëri aksident ka ndodhur rrugën Llapnasellë-Graqanicë, ku një person ka vdekur dhe një është lënduar.

“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Llapnasellë-Graqanicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk ka arritur të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, njofton Ahmeti.

Ndërkaq, aksidenti tjetër ka ndodhë në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ku kanë vdekur dy persona dhe një tjetër është lënduar.

“Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.  Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.  Dy nga personat e lënduar nuk kanë arritur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa me hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti, po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika